Vodhi në mënyrë të përsëritur, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.
I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara nga denoncimet për raste vjedhjesh në supermarkete, të adresuara ditët e fundit në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-S. Xh., 33 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi në datat 4, 5 dhe 7 tetor, ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/