Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të PD, ju do të votoni për kandidatët, u tha sot demokratëve në Vaun e Dejës, kreu i PD, Sali Berisha.
Deklarata:
Ne po ecim drejt zgjedhjeve. Këto zgjedhje kanë një rëndësi kritike për ne dhe vendin. Kemi vendosur norma demokratike. Cilat janë këto? Vota juaj do të përcaktojë deputetin, kryetarin e partisë, atë të bashkisë dhe çdo gjë.
Sot i kemi dhënë fund kryetarokracisë dhe kemi vendosur vullnetin tuaj, të anëtarëve të PD në vendimmarrje, piedestal. Në këto zgjedhje që do të votoni për më të mirin tuaj, ne do të japim mundësi të votojnë edhe simpatizantët tanë. Por kush do ti përcaktojë ata? Do ti përcaktoni ju vetë, jo ne. Asnjë simpatizant nuk do të përcaktohet nga kryetari i partisë këtu. Të gjithë do të regjistrohen nga ju, nga seksioni i PD-së. Ju i njihni ata, ju bashkëpunoni me ta, ju keni një jetë të tërë me ta, ju keni besimin me ta.
Kjo na bën ne një forcë politike shumë më të fuqishme. Ne besojmë te vota se vota është vullneti i lirë. Në këto zgjedhje ne shkojmë me një praktikë të re, shkojmë të bashkuar.
Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të PD në të gjitha aspektet. Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të opozitës shqiptare, të shkojmë në zgjedhje me një kandidatë dhe të fitojmë zgjedhjet e ardhshme siç e meritojmë. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/