Bashkimi i deputetëve të PD për zgjedhjet lokale, ankimimi i Alibeajt mund...

Bashkimi i deputetëve të PD për zgjedhjet lokale, ankimimi i Alibeajt mund të bllokojë progresin

49
0
Shares

Nënkryetari i PD, Luciano Boci deklaoi sot se bashkimi i PD për zgjedhje do të ishte i sinqertë nëse grupi i Alibeajt tërhiqet nga ankimimi në apel në lidhje me vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të vitit 2021.

Pyetje: Në ç’pikë janë negociatat mes jush dhe palës tjetër për të dalë me nje kandidat për zgjedhjet lokale ?

Luçiano Boçi: E di që ka një interes shumë të madh nga qytetarët dhe demoktatët në lidhje me fazën e negociatave, ose të bisedimeve më saktë. Nuk kanë munguar bisedimiet, kanë qenë intensive, unë, Z.Bylykbashi, Z.Paloka, Z. Noka vazhdojmë të jemi në bisedime të vazhduesshmë për atë që e kemi konsideruar si problemin kryesor të demokratëve që është bashkimi i demokratëve. Dhe përballë këtij interersi nuk kemi  konsideruar asgjë përsa i përket deklaratave emocionale qoftë tonat, qoftë të të tjerëve. Do vazhdojmë të bisedojmë sepse ajo që duam të arijmë është pikërisht bashkimi. Është realizuar në mënyrë horizontale, në bazë demokratët janë një zëri për vendimmarrjen, për zhvillimin e primareve, për nxjerrjen e një kandidati.

Duan që bashkimi të jetë dhe vertikal, me zërat e deputetëve. Dhe këto janë bisedime që janë në vazhdimësi, por kanë marrë formë më mediatike ose paksa si gjysëm zyrtare. U është kërkuar gjetja e një negocimi. Do vazhdohet biseda në nivele deputetësh. Nuk do rreshtet së diskutuari edhe nga ne që jemi pjesë e grupit parlamentar. Për të unifikuar grupin parlamentar dhe për të unifikuar qëndrimet tona politike në vazhdimësi. Mos harrojmë që kemi pasur një kërkesë që të kemi një qëndrim për reformën zgjedhore e ardhur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike si vendimmarrje e Këshillit Kombëtar. Të gjithë deputetët e PD në vazhën e bisedimeve janë pjesë e grupeve politike të punës në drejtimin e qarqeve për aksionin politik dhe për zgjedhjet lokale. Kjo pjesë nuk është e re, e dalë nga një situatë inekzistente, por sipas gjykimit tim është një vazhdimësi natyrale e bisedimeve me synimin dhe qëllimin për të arritur bashkimin tonë që është një thirrje që sot demokratët e kërkojnë, qytetarët e presin, që na ndihmon ne të kemi një kandidat të vetëm që potencialisht duket se rezulton fitues në tërësinë e bashkive. Mirëpresim çdolloj bisedimi që sjell në tavolinë bashkimin edhe vertikal tonin, por që edhe i shërben daljes së kandidatit dhe bashkimit të të gjithë demokratëve.

Pyetje: Si do të ndodhë bashkimi me grupin Alibeaj dhe sa e besoni ju në këto raste kur ai e deklaron se ky bashkim është vetëm për zgjedhje?

Boçi: Nuk e besoj se unë kam kopetencën që të gjykoj vërtetësinë e deklaratave të kolegëve të mi, por të gjithë ne, vërtetësinë e shohim në raport me faktet konkrete. Sepse gjithmonë faktet dhe veprimet janë ato që konkludojnë fjalët dhe idetë. Dhe përderisa kemi ende fakte dhe veprime që nuk janë të tilla që shkojnë me përputhje me deklaratat, sigurisht mun dtë keni dyshimet.

Kur ka deklarata dashamirëse, për bashkim, për bisedime, ne jemi të hapur, i mirëpresim sepse i shërben bashkimit të demokratëve, por duhen shoqëruar edhe me veprime reale, konkrete sepse janë proceset ato që na bashkojnë në Partinë Demokratike.

Mendimi të ndryshme ka pasur dh edo të ketë. Mendimet ndryshe e sëhndoshin një parti politike dhe në rastin konkret bisedimet duhet të shoqërohen më tërheqjen e ankimimit, me futjen në procesin e primareve, anagzhimi real konkret dhe të deputeëve në grupet e punës politike të ngritura për zgjedhjet lokale.

Është detyrim natyral dhe i domosdoshëm politik i çdo deputeti që të jetë pjesë e grupit politik të punës të Partisë Demokratike në qarkun ku ai është zgjedhur me votat e qytetarëve. Çdo deklaratë që ka brenda dëshira duhet të konkretizohet me veprime dhe procese politike. Deklaratat jashtë veprimeve dhe proceseve politike humbasin vlerën dhe ruajnë dyshimet e shumta.

Pyetje: Nëse gjykata vendos në favor të Alibeaj, a jeni të gatshëm që kandidatët t’i coni në zgjedhej më logon e vjetër të PD?

Boçi: Ankimi është antiligjor dhe si i tillë, një punë e nisur në mënyrë antilogjore vazhdon në mënyrë antilogjore dhe zgjidhet në mënyrë antiligjore. Ne kemi kërkuar që dëshira për bashkëpunim në interes të demoktatëve duhet të konkretizohet në veprime që bashkëshoqërojnë këtë dëshirë dhe ndërmjet tyre veprimi tërheqës i një akimimi antiligjor duhet të bëhet më këtë lloj dëshirë. Sepse kjo i vë një pikëpyetje shumë të madhe sinqeritetit dhe vërtetësisë të deklaratave që bëhen për bidesime dhe bashkëpunime.

Çështja e logos është e zgjidhshme brenda fronit opozitar. Fronti do ketë një kandidat dhe ata nuk do të jenë të loguar sipas partive por do të kenë logon e fronit, jo më kot themi që kandidati është i përbashkët. Me votën e qytetarëve dhe anëtarevë të Partisë Demokratike fiton të drejtën morale dhe politike që të jetë përfaqësuesi i tyre. Dhe ai do veshi bluzën e frontit opozitar. Në këtë aspket logoja jonë është e barabartë me të gjithë logot e tjera. Nuk ka paravendosje, paracilësim, parakalim të logos dhe kjo e zbeh  pak lojën jo të ndershme të logos zyrtare të mbajtur peng, sepse janë mekanizma politikë që i ka provuar realiteti politik dhe ka dëshmuar që kur fronti është kaq i gjerë fitorja është më afët kur ata janë të ndara nga njëra – tjetra. a.b

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY