Policia e Lezhës njoftoi sot se kishte zbardhur vrasjen e Mariglen Gjonajt, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015.
Autori i dyshuar është Kristjan Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin i cili është ndaluar ditën e djeshme nga policia e Lezhës ndërsa janë publikuar edhe fotot e tij.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati në një deklaratë për mediat tha se eshtrat dhe mbetjet kockore humane që u gjetën disa kohë më parë, pas ekspertimit biologjik, rezultuan se i përkisnin të zhdukurit 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mariglen Gjonaj.
Bushati thotë se autori i dyshuar e ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por shton se Policia dhe Prokuroria kanë prova të cilat dëshmojnë fajësinë e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/