Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha sot gjatë një konference për shtyp se paraprakisht PL nuk do të ketë kandidatë për kryetar bashkie.
Ndërsa u pyet nëse ka ndonjë kriter në lidhje me kandidatët që do të dalin nga primaret në PD, Meta tha se nuk ka ndonjë kriter por se është koha për të ndëshkuar kandidatët e Rilindjes.
Pyetje: Keni ndonjë kriter që të mbështesni kandidatin e dalë nga primaret?
Meta: Do ti kërkojmë shqiptarëve të ndëshkojnë kandidatët e rilindjes për këtë shpërdorim total që kanë bërë. Ky është mesazhi jonë, sepse ndëshkimi është shumë i rëndësishëm edhe për atë që do të vijë nesër të opozitës. Mesazhi i Partisë së Lirisë është shumë i qartë ndëshkim për këtë katastrofë menaxhimi të rilindjes.
I pyetur nga gazetarët nëse do tëmbështeste mjekun Ilir Alimehmeti si kandidat për kreun e bashkisë së Tiranës nëse PD e prezantotne si të tillë, kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta u përgjigj se nuk dëshironte të fliste me emra për këtë çështje.
Ndërsa tha se përgjegjësia për këtë i takonte një tjetër lideri duke nënkuptuar, kryedemokratin, Sali Berisha.
Ilir Meta: Nuk mund të hyj në çështje emrash sepse nuk është përgjegjësi e imja emri, as në Tiranë dhe asgjëkundi. Përgjegjësinë e ka marrë një lider tjetër dhe një forcë politike dhe uroj ta zgjidhë këtë gjë sa më shpejtë. Kjo çështje ka përfunduar për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Nëse ka ndonjë kandidat nga partia e Lirisë që pretendeon se ka aftësinë për të fituar, unë do të angazhohesha me shumë dëshirë. Por objektivi ynë janë këshillat, do t’i kthejmë në parlamente vendore. Do të jetë më i rëndësishëm parlamenti i Tiranës sesa ai i 25 prillit.
Meta u pyet edhe në lidhje me një sondazh të bërë publik pak ditë më parë ku kreu i Partisë së Lirisë ishte lidëri më pak i pëlqyer në vend. Meta tha se këto sondazhe janë dhe nga ata që financohen nga paratë e inceneratorëve ndërsa shtoi se nuk i intereson popullariteti i tij.
Meta: Këto janë sondazhe të kombinuara pikërisht edhe nga ata që financohen nga paratë e inceneratorëve. Këtë sondazh e ka shpall Edi Rama që kur kam dalë nga presidenca. Edi Rama e di shumë mirë se 80 % po zien nga padurimi për ta shporur atë. Dhe e di se nëse ka një forcë politike ku duart e tij priten shumë shpejt , është PL. Unë i besoj sondazhit të përditshëm që bëj me qytetarët dhe atyre të zgjedhjeve vendore. Nuk jam i shqetësuar për popullaritetin por për gjendjen e vendit, sa I takon ketyre absurditeteve e kupton edhe një fëmijë se nga ca kuzhinë vijnë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/