8 vite burg për 17 vjeçarin, Florian Përvathi i cili në janar të këtij viti vrau për të marrë hakun e babait të tij.
I riu akuzohet për veprën penale të “vrasjes për gjakmarrje” dhe të “armëmbajtjes pa leje”. Vrasja ndodhi në janar të këtij viti, në fshatin Manati ku mbeti viktimë Lek Lekgjonaj . Pas krimit, 17 vjeçari u dorëzua në polici, ku deklaroi se e kishte kryer vrasjen për të marrë hakun e babait të tij që ishte vrarë nga Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lek Lekgjonajt.
Për vrasjen e fqinjit të tij me armë zjarri, me 21 nëntor të vitit 2009, Ndue Lekgjonaj bëri vetëm 4 vite burg dhe prej vitesh jetonte në emigrim.
Pavarësisht dënimit minimal, trupa gjykuese i “fali” edhe rreth dy vite të tjera, duke e dënuar përfundimisht me 10 vite e 6 muaj burg. Në të njëjtën kohë, autori i vrasjes së Gjon Përvathit dhe plagosjes me makinë të djalit të tij, vetëm 14 vjeç në atë kohë, përfitoi edhe gjykim të shkurtuar, duke iu zbritur dënimi me 7 vite. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/