LUSHNJË/ I dinë për dashnorë por janë kushërinj: Hajde të lë burrin...

LUSHNJË/ I dinë për dashnorë por janë kushërinj: Hajde të lë burrin dhe të fus ty në krevat, nuk mundem

84
0
Shares

Etleva dhe Serjani, dy kushërinj nga Lushnja akuzohen në fshatin e tyre se kanë një marrëdhënie.

Etleva shpjegoi në “Shihemi në Gjyq”, rubrikë nga “E diela shqiptare” në Tv Klan se për shkak të situatës së vështirë ku ndodhet Serjani, ajo ka pranuar që ai të jetojë në shtëpinë e saj. Bashkëshorti i Etlevës ndodhet në Itali, ndërsa të dy janë bërë shënjestra e opinionit të bashkëfshatarëve.

Etleva i kërkon Serjanit të largohet nga shtëpia, por ai vijon të kërkojë përkrahjen e saj. Kushërira i thotë se ajo ka një jetë bashkëshortore dhe është familjare e kësisoj është e pamundur diçka e tillë, ndërkohë që Serjani ngul këmbë në të tijën.

Eni Çobani: Keni ndonjë lidhje ju përveç asaj që u fol këtu si kushëri i tretë?

Serjan: Po, kushëri i tretë. Njerëzit mund të flasin si të duan, unë s’dua t’i dëgjoj fare, ja Etleva e di shumë mirë. Shkojmë për kafe, si kushërinj, as si dashnor, as si dashnore. Mua më thonë edhe njerëzit e shtëpisë, babai, njerka ime më ka nxjerrë në rrugë të madhe. Ajo po më përkrah, prandaj dua përkrahjen e asaj sot.

Eni Çobani: Përkrahjen ta ka dhënë ajo, por nuk ta jep dot më thotë.

Etleva: I nderuar Seri, përkrahja ime ka kufi.

Serjan: Po ku do gjej unë zgjidhje? Nga bashkëshortja jam ndarë, babai tokën ma ka shitur, ma ka marrë Xhemilja, ku do gjej zgjidhje me tërë këto probleme që kam? E vetmja zgjidhje ti je. Vëlla, motër ty të kam.

Serjani dhe Etleva janë kushërinj, por edhe fqinj. E vetmja gjë që i ndan është një kanal. Serjani nuk ka përkrahje nga familja e tij, por Etleva thotë se nuk mundet dot më.

Etleva: Ai ka hallet e tij, por unë nuk i zgjidh dot zonja Eni. Unë jam njeri, jam grua, jam bashkëshorte, edhe unë kam hallet e mia e nderuar, çfarë të bëj unë?

Eni Çobani: Çfarë ke bërë ti deri më sot?

Etleva: Unë kam bërë kaq, e kam mbajtur si vëlla. E kam mbajtur me bukë, ka dashur të lahet, le të lahet, po tashi ç’duhet të bëj unë më tej se unë jam me burrë? Burri mund të vijë nga Italia, ky thotë “hajde më përkrah mua, më mbaj mua se po vjen dimri”. Si t’i them unë këtij tani, “hajde ta lë burrin mënjanë dhe hajde se do të të fus ty në krevat?” Kjo u pa puna tani, ai duhet të logjikojë vetë./tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY