Berisha: Për të tretin mandat në opozitë dhe jo për merita të...

Berisha: Për të tretin mandat në opozitë dhe jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës

38
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në konferencën e organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore e cila mbështetet nga Fondacioni “Hjarl Hjalmarson” i partisë simotër suedeze “Moderaterna”  se qeveria e Ramës është e bazuar në skandale, si asnjëherë.

Fjala e Berishës:

Para së gjithash, dua të falenderoj me mirënjohje, miqtë tanë, përfaqësues të partisë simotër të Suedisë, të fondacionit, për mbështetjen e çmuar në një nga fushat më kritike për PD-në dhe në veçanti për Lidhjen Demokratike dhe strukturat e saj. Kjo mbështetje është shumë e vlefshme sepse PD ndodhet dhe kaloi në një proces më të vështirin që mund të përshkruhet.

Jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës, sepse ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri që mund të përmblidhet me dy fjalë: “Scandal based government.” Qeveri e bazuar në skandale”.

Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë udhëtim topitës, në një mënyrë ose tjetër për fatin më të keq si asnjëherë në këto 30 vite, dora e Qeverisë u shtri mbi opozitën. Dhe tek shqiptarët u krijua përshtypja se Edi Rama është i pamundshëm, nuk mund të mundet dhe opozita si të thuash, i bën fresk atij. Në këtë kontekst, PD ndodhej para alternativës “To be or not to be” – Të ekzistonte apo të shkrihej. Por unë mendoja dhe mendoj se duhet të ekzistonte, sepse mbi 620 mijë shqiptarë e votuan në zgjedhjet e fundit. Por ajo që duhet të ekzistonte, duhej të ndryshonte në mënyrë rrënjësore, të paraqitet para shqiptarëve një parti tërësisht e ndryshuar përndryshe ata nuk kanë asnjë arsye të na besojnë ne.” r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY