Kapet sasi e konsiderueshme kanabisi në qarkun e Shkodrës, parcelat ku u...

Kapet sasi e konsiderueshme kanabisi në qarkun e Shkodrës, parcelat ku u gjet narkotiku

32
0
Shares

Goditen 3 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në qarkun e Shkodrës, arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Sekuestrohen rreth 83 kg kanabis, në proces tharjeje. Asgjësohen me anë të djegies bimë të dyshuara narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve në terren, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. C., 32 vjeç, banues në fshatin Pepaj, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, në fshatin Pepaj, Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 58 kilogramë kanabis, në proces tharjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrolleve të territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 21 vjeç, banues në fshatin Razëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vendin e quajtur “Lugu i Lajthive”, në fshatin Razëm, janë gjetur 101 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të kontrolleve të territorit për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në fshatin Flet, Fushë Arrëz dhe Z. D., 52 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Fushë Arrëz, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vendin e quajtur “Lagjja e Epërme e Sylajve”, në fshatin Blerim, Fushë Arrëz, në një magazinë në afërsi të banesës së shtetasit A. S., janë gjetur rreth 24.5 kg kanabis, në proces tharjeje. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY