Dy pistoleta në makinën e ish deputetit Mark Frroku, çfarë deklaroi shoferi...

Dy pistoleta në makinën e ish deputetit Mark Frroku, çfarë deklaroi shoferi i tij

68
0
Shares

Dy armë zjarri pistoleta janë gjendur dhe sekuestruar në makinën BMW-në të ish-deputetit e biznesmenit Mark Frroku.

Ish-deputeti nuk ka qenë në makinën e tij, teksa mjeti drejtohet nga shoferi personal Albert Prendi i cili është arrestuar si pjesë të operacionit të koduar “Bulevardi”.

Por pavarësisht se armët e zjarrit janë gjetur në strukturën e brendshme të makinës, dhe jo në trupin e Prendit, ai ka pranuar gjatë marrjes në pyetje nga organi i akuzës se armët i përkisnin atij.

Policia kriminale ka kërkuar kryerjen e ekspertimit balistik dhe daktiloskopik të dy armëve për të mësuar nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY