Prokuroria tërhiqet nga akuza për Autoritetin e Dosjeve pas padisë së Ilir...

Prokuroria tërhiqet nga akuza për Autoritetin e Dosjeve pas padisë së Ilir Metës. Cilat janë argumentat

31
0
Shares

Prokuroria e Tiranës u tërhoq sot nga procedimi penal ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve, pas kallëzimit nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Prokuroria bëri të ditur se duke nisur nga kallëzimi i Metës, por edhe bazën ligjore mbi të cilën ka operuar Autoriteti i Dosjeve, nuk ekzistojnë rrethanat e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal, që lidhet me ekzistencën e figurës apo figurave të veprës apo veprave penale.

Pasi bëri kallëzimin, Meta sqaroi se kallëzimi është bërë për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i ka bërë ky institucion, ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ish-presidenti është politikani i lartë me inicialet I.M që prentendohet se figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY