Kreu i PD, Sali Berisha bisedoi me gazetarët sot para hyrjes në Parlament duke theksuar se po shkohet drejt një kandidati të vetëm të opozitës.
Pyetje-përgjigje:
Pyetje: Mund të themi se jeni dakordësuar për të dalë me një kandidat të përbashkët dhe si do ti zgjidhni këto?
Berisha: Po, takimet që kam zhvilluar deri më sot janë takimi me Ilir Metën, kryetarin e e Partisë së Lirisë, Petrit Vasilin. Kam takuar dhe kryetarët e partive opozitare, Fatmir Mediut, Vangjel Duke, Agron Duka dhe Dashamir Shehu. Konstatoj se po ecet drejt një kandidati të vetëm. Unë falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit, aleatët për të gjithë qëllimet e tyre që opozita të dalë me një kandidat të vetëm.
Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve në vijim, unë do të takoj të gjithë forcat politike të cilat kanë pasur aktivitet elektoral dhe nuk janë në parlament. Dhe me ata do të përpiqemi të gjejmë një ujdi. Pra të shkohet në këto zgjedhje me një Front të Vërtetë të Shpëtimit të Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës.
Pyetja: Z. Berisha, ka deputetë të PD-së të cilët deklarojnë se duhet të dilni me një kandidat të përbashkët. Deputetë qënuk marrin pjesë në mbledhjet tuaja. Jeni i gatshëm tëthërrisni një mbledhje të jashtëzakonshme të diskutoni edhe me këta deputetë për këtë çështje.
Berisha: Shumë pyetje e drejtë. Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurarojë të tjerë që të kandidojnë. Ju them këtë, normalisht kryesia do ti shqyrtojë ata, por kryesia përveç rasteve të jashtëzakonshme nuk do të bëjë përzgjedhje eliminuese, por do të jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin dhe po e sjellim. Pra do të jenë primaret ato dhe jo kryetari dhe kryesi që të përcaktojë kandidatin. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë për cilin do vend është i ftuar të kandidojë. Çdo deputet që dëshiron të shikojë një demokrat, demokrate, apo një qytetar që ai beson se i ka të gjitha cilësitë për të qenë qytetar i parë i asaj bashkie, ta inkurajojë dhe të futet në primare. Kjo është shumë e thjeshtë.
Pyetje: Ju nuk do të bëni asnjë përpjekje tjetër për të afruar pranë jush, grupimin Alibeaj?
Berisha: Nuk është vetëm ftesa, janë bërë takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë, po jo vetëm ai. Kështu që janë të hapura të gjitha dyert e komunikimi dhe kjo ftesa ime publike është rasti i fundit se, po qe se duan nëpëmjet mirëkuptimi apo marrëveshje, ne mund të mirëpresim çdo lloj sygjerimi.
Pyetje: A mendoni se jeni të vonuar në këtë proces, pasi ende nuk e keni bërë takimi për të bërë bashkimi?
Berisha: Ne duhet të shpejtojmë në zgjedhje, garë. Nuk është kjo një garë që e drejton lidershipi i PD-së, jo. Është një garë që e përcaktojnë primaret.
Pyetje: Lidershipi demokrat ka për detyrim moral që tëbashkojë të gjitha palët…
Berisha: Patjetër, por ama formë më demokratike, civile se sa forma e një gare të hapur nuk mund të ofroj kush. Ne u zotuam para qytetarëve shqiptarë se do të sjellim ndryshimin dhe ne sollëm ndryshimin. Në këto primare do të votojnë anëtarësia, por edhe simpatizantët. Unë u kërkova partive aleate, bëni listat që dhe anëtarët tuaj të votojnë njësoj, me barazi të plotë.
Pyetje: U pranua ky propozim?
Berisha: Varet tani, por unë po them se po ecet drejt mirëkuptimit ç’është e vërteta.
Pyetje: Po nëse nuk u bashkohen edhe deputetë e palës tjetër?
Berisha: Gjersa gjithçka është e hapur, unë nuk shoh arsye se pse ata të mos bashkohen në proces. Që të gjithë mund të marrin pjesë vetë, përveç njërit, të jem i sinqertë me ju.
Pyetje: Kush është ai…
Berisha: Ai ka problemin e vet e dini ju, nuk ka nevojë të merremi me të këtë. E merrni me mend. Asnjë njeri nuk e implikoj me të, ai është i izoluar, të qartësojë problemin sepse është një problem shumë serioz.
Pyetje: Basha vijon takimet nga veriu në jug. Do të nisë edhe takime të tjera. Kështu tha Alibeaj …
Berisha: Unë mund ti them Alibeajt që nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënësi i tij.
Pyetje: Deputetët e palës Alibeaj, kanë kërkuar një vendim sa më të shpejtë nga ana e Gjykatës së Apelit meqenëse ende mbetet peng…
Berisha: Deputetët e Alibeaj nuk janë palë, Alibeaj nuk është palë, dhe padia është absolutisht e paligjshme. Vendimi i gjykatëses, do t’i thoja mercenare politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës Shqiptare, Europiane dhe botërore, është nën diktatin e plotë të Edi Ramës. Por siç e dini, unë e kam thënë dhe e them, dhe të guvernatores Yuri Kim e cila shkoi te Erjon Veliaj, bëri ndërhyrje direkte, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj. Për atë bëri mirë që u tregua e sinqertë! Por kreu një akt të paimagjinueshëm, një shkelje flagrante të Konventës së Vienës, të rregullave dhe të çdo lloj kodi të sjelljes së një ambasadori në një vend të pavarur. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/