Biznesi i vogël zhvilloi një takim me Sali Berishën në selinë e PD. “Protesta dhe Greva! Kjo është një qeveri anti-biznes dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta ndalur atë!”, u theksua gjatë takimit.
Mesazhi kryesor që bizneset e vogla shqiptare i adresuan Partisë Demokratike, janë grevat dhe protestat.
Kjo kërkesë u bë gjatë takimit të tyre në seli, me Kryetarin e PD, Sali Berisha.
Bizneset e vogla theksuan në takimnjë rënie dramatike të të ardhurave të tyre, si kurrë më parë në këto 30 vite. Ata akuzuan politikat anti-biznes të qeverisë Rama të cilat kanë bërë që numri i bizneseve që mbyllin aktivitetin të arrijë shifra rekord.
Shqetësimet që ngritën ishte; Rritja e taksave bashkiake, dyfishimi i detyrimeve shoqërore krahasuar me 2013, trefishimi abuziv i çmimit të karburantit dhe çmimit të energjisë elektrike, ndryshimi i shpeshtë i kuadrit fiskal e rregullativ që shkon deri në 23%, konkurrenca e pandershme nga qendrat tregtare si dhe kostot e fshehta të fiskalizimit.
Sipërmarrja e vogël shqiptare ka akuzuar fuqimisht politikat anti-biznes të Qeverisë Rama të cilat e kanë falimentuar masivisht.
Sipërmarrësit e vegjël, fermerët dhe bizneset familjare shqiptare kanë akuzuar qeverinë Rama për “lënien në rrugë”, sipas tyre, duke mos u mundësuar mbështetjen e premtuar si pas tërmetit ashtu dhe gjatë pandemisë.
Me rritjen abuzive nga shteti, të çmimit të energjisë dhe naftës, biznesi vogël vë alarmin se po shkon drejt falimentimit total.
Bizneset e vogla dhe të mesme dëshmojnë për një situatë alarmante edhe të burimeve njerëzore.
Emigrimi masiv i popullatës ka bërë që biznesi të hasë në pamundësi për të gjetur forcë punëtore të kualifikuar por dhe sezonale, çka ndikon dhe më negativisht në këtë vrasje masive të shpirtit sipërmarrës shqiptar.
Përballë kësaj qeverie që refuzon të reflektojë, sot biznesi i vogël shqiptar shprehet se ka vetëm një rruge, “Protesta, Protesta, Protesta”!
Partia Demokratike do t’i qëndrojë në krah kësaj thirrjeje jetike për biznesin dhe për mbarë ekonominë e vendit duke bashkërenduar çdo aksion të sajin.
Përfaqësuesve të Shoqatës së Biznesit të Vogël, Kryetari Berisha i garantoi se paralel me organizimin elektoral në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, PD do të mbështesë fuqimisht dhe me çdo mjet, çdo lëvizje qytetare, sindikaliste, akademike apo biznesi e cila kërkon t’i japë fund politikave anti-kombëtare e shpopulluese të Edi Ramës.
PD e konsideron mbrojtjen e biznesit të vogël si një objektiv madhor të aktivitetit të saj politik dhe i bën thirrje çdo sipërmarrësi e familjari që ka një biznes të vogël, që të reagojë fuqimisht në çdo treg, në çdo lagje, në çdo qytet e në çdo sektor të aktivitetit ekonomik!
Është koha për protesta, për greva, për mbylljen e qepenave, për mbrojtjen e aktivitetin sipërmarrës, për mbrojtjen e mbarë vendit! a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/