Check-up i kushërirës së Ramës merr milionë euro dhe nuk bën asgjë. Të përcaktohet metodika e depistimit të sëmundjeve kancerogjene, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në një takim me gratë në Elbasan.
Deklarata e Berishës:
Për fatin e keq, një qytet që renditet ndër 10 më të këqijtë në botë, që është kryeqyteti, nuk garanton aspak mjekimin koherent të sëmundjeve sot.
Thashë, është një proces serioz sëmundja dhe kërkon një qëndrim serioz. Ndaj saj nuk mund të ketë qëndrime të dystuara. Nuk mund të mungojë ilaçi sot, sepse humbet kohën e dominimit të qelizave.
Po lexoja një material, çfarë tregonte për parandalimin. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka injorim më të madh se ky, në një kohë kur shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme.
Blihet instilacioni që thotë ai, 4 mln euro që vendoset në oborr për ta parë ai, kush tjetër nuk e shikon. Po me 4 mln euro, mund të blesh mamograf dhe ta çosh në çdo qytet të vogël të vendit. Check-up që paguan kushërirën e vet me dhjetëra e dhjetëra milionë, që nuk ka asnjë vlerë nga ana shkencore. E vetmja vlerë do të ishte depistimi për sëmundjet kanceroze, ajo ka vlerë. Ja vlen. Sepse atë që e kap më shpejt e ndihmon dhe ajo formë ka fituar certefikatën.
Por Check-up që bën kushërira e kryeministrit dhe merr dhjetëra e dhjetëra milionë euro është fund e krye në abuzim me shëndetin e qytetarëve. Do të ndihmosh, merr e përcakto metodikën, depistimin masiv te gratë, vajzat dhe gratë dhe grupet e tjera që janë të interesuar. Por kjo nuk ndodh.
Nuk ka një gjë të organizuar. Bën mamografitë e lëvizshme, nuk ka përgjigje. Bëhet një abuzim masiv. Asgjë nuk është e organizuar. Duhej të ishte regjistri kombëtar. U vendos në vitin 2013 organizimi i regjistrit kombëtar të sëmundjes kanceroze. Deri më sot nuk kanë bërë asgjë.
Berisha: Tirana ndër 10 qytetet më të ndotura në botë:
Tirana rezulton në 10 qytetet më të ndotura të botës. Nga 255 qytete, Tirana renditet e 245 dhe rezulton për fatin më të keq, po në dhjetëshen e qyteteve me shërbimin shëndetësor më të keq. Kjo do të thotë se risqet në këtë terren janë shumë më të mëdha. Dëmet e tyre bëhen shumë më të mëdha.
E gjitha kjo është bërë nga dora e njeriut. Nëse Tirana rezulton sot, në 10 qytetet më të ndotura të botës, një nga faktorët më përcaktues është organizimi i trafikut në Tiranë, i cili është një organizim se si të ndotë qytetin më shumë. Një papërgjegjshmëri njerëzore. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/