Sekuestrohen nga policia e Krujës rreth 20 kg kanabis në proces tharjeje dhe vihet në pranga 41-vjeçari që e mbante lëndën narkotike në banesë.
U vu në pranga shtetasi: E. M., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 41-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/