STOP/ Burri filmohet teksa prek djem në vende intime në autobus

STOP/ Burri filmohet teksa prek djem në vende intime në autobus

263
0
Shares

Me anë të një regjistrimi të fshehtë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan denoncon një person, i cili ngacmon seksualisht duke prekur në vende intime të rinjtë. Bëhet fjalë për një burrë, i cili nga video duket se është rreth 30 vjeç, i cili prek me duar pa u shqetësuar qytetarët meshkuj që përdorin autobusin urban në linjat te Rruga e Elbasanit. Një qytetar tregon, se djali i tij 16-vjeç kishte vajtur i traumatizuar në shtëpi, pas një incidenti të tillë.

Prindi: Unë jam prind. Kam një djalë 16 vjeç, i cili duhet të shkojë në shkollë dhe bën vazhdimisht rrugën me autobus, pasi nuk i kemi kushtet për të pasur një makinë. Ai përdor linjat që kanë aktivitetin e tyre në rrugën e Elbasanit. Më ka ardhur një ditë i tronditur në shtëpi dhe ndaj kam vendosur që të vij e të shpreh këtë shqetësim. Djalin tim e kanë ngacmuar, si ta them, më vjen pak zor,por e ka ngacmuar dikush në pjesët intime.

E kam pyetur. Në fakt, ka qëndruar i mbyllur. Megjithatë, mua më ka treguar se bëhet fjalë për një çun të ri, i cili, siç më ka thënë djali, është tullac, rreth 30 e ca vjeç, ndoshta 36 ose 37, që e ka prekur në vendet intime. Nga turpi, djali im nuk ka lëvizur, por ka vazhduar rrugën dhe kur ka ardhur në shtëpi, më ka thënë që ndihet shumë i prekur nga kjo situatë, se mos ndoshta e kanë parë njerëzit e tjerë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, si prind, desha që gazetarët të shkojnë në këtë rrugë për të kapur këtë person. Shpresoj shumë që emisioni juaj ta kapë këtë person, që ai të bëhet shembull, që të mos ngacmojë djem që janë në moshën e djalit tim, por edhe meshkuj të tjerë.

Nisur nga këto të dhëna që dha qytetari dhe pasi emisioni “Stop” pa se si personi në fjalë ngacmon qytetarët, inflirtoi agjentin e emisionit investigativ, i cili përdori autobusin urban për të verifikuar situatën.

Me autobusin urban në ecje mes dhjetëra njerëzish që ndodheshin në këtë mjet dhe pasi ngacmoi seksualisht një të mitur guxon dhe afrohet tek agjenti i emisionit “Stop” të cilin po ashtu e prek në vendet intime me gjakftoftësi dhe pa bërë asnjë zë.

Pasi urbani ndalon në stacionin e radhës në qendër të kryeqytetit, ai zbret dhe i pashqetësuar largohet sikur të mos ketë ndodhur asgjë./tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY