Skandal në Shkodër, rëra e Velipojës fituar me dokumenta të falsifikuara. Prokuroria...

Skandal në Shkodër, rëra e Velipojës fituar me dokumenta të falsifikuara. Prokuroria pushon hetimin, në sfidë gjykata

150
0
Shares

Skandal ne qytetin e Shkodrës. Rëra e Velipojës fituar me dokumenta të falsifikuara. Prokuroria pushon hetimin, në sfide Gjykata në dt.05.10.2022

Prokuroria Shkodër konstaton fitimin e pronës 390 dynym rërë në Velipojë me dokumenta të falsifikuara dhe nuk kërkon konfiskimin por pushimin.  Pritet të shpallë vendimin gjykata e Shkodrës në dt.05.10.2022 ora 13.00 për kërkesën e Prokurorit ndaj amnistimit të ksaj prone në favor të falsifikuesve ndërkohë që është kërkuar të vijonte konfiskimin dhe hetimin për veprat penale të “mashtrimit” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale” me pasoja të rënda sipas nenit 143 dhe 287 të K.Penal.

Prokuroria e Shkodrës ka konstatuar minimalisht 9 elementë të falsifikuar në një pronë prej 390 dynym tokë rërë ne Velipoje, dokumenta të cilat janë përdorur në Gjykate kundër vendimit negativ të AKKP  dhe  nëpërmjet Gjykatës është fituar kjo pronësi mbi brezin e rërës.

Pas këtij konstatimi nga grup ekspertësh, Prokuroria Shkodër nuk ka kërkuar konfiskimin apo sekuestrimin e pronës dhe eliminimin e dokumentave të falsifikuara, por është mjaftuar me konstatimin e kalimit të afatit të parashkrimit për veprën penale të “falsifikimit” dhe gjithë këtë pronë ja lë ta gezojnë falsifikuesit.

Rezulton nga dosja që kjo pronë është fituar në emër të një 99 vjecareje të ndjerë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY