“Ju them një gjë këtu. Ekziston një dosje Mitrokinë. Ekziston dosja Mitrokinë, të shohë pak Edi Rama se cilin do të gjejë në dosjen Mitrokinë, do të vazhdojë dosja ruse dhe këtu do të jemi”, tha kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Parlament ndëra theksoi se historia e lobimit rus do të vijojë.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama se mbylli dosjen në SPAK për të marrë peng Lulzim Bashën.
“PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus. Nëse i ka marrë, i ka marrë Lulzim Basha. U them shqiptarëve kaq; PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka qëndruar, rusëve dhe interesave strategjike në mënyrën më të fuqishme.
Fakti që dështuan në korridorin e jugut kur u vendos TAP-i është një nder i madh i Shqipërisë dhe qeverisë së saj. Edi Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe që i deklaroi Lulzim Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rusë, bëri gjithçka ti mbyllë dosjen dhe ta marrë peng dhe për këtë ka fakte të pakundërshtueshme. Cili të dojë të marrë vendimin e gjykatës dhe të shikojë. Sa qesharak është hetimi i atij rasti” – tha Berisha duke shtuar se PD ka krijuar një Komision Hetimor i cili i kërkon përsëri Lulzim Bashës të tregojë cila është origjina e parave. Kush ja dha paratë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/