Çuçi: Lista e publikuar nga hakerat nuk është bga MEMEX, por po...

Çuçi: Lista e publikuar nga hakerat nuk është bga MEMEX, por po hetojmë

352
0
Shares

Ministri i Brendshëm deklaron që lista e cila është publikuar nga hakerat nuk është pjesë e databazës së sistemit MEMEX. Po hetojmë me Microsoft dhe FBI, tha ministri.

Çuçi ka deklaruar se listat e publikuara sot nga hakerat iranianë me gjeneralitetet dhe fotot e personave me shtetësi shqiptare nuk janë pjesë e bazës së të dhënave të sistemit Memex.

“Lista që është publikuar e them me garanci të plotë që nuk është databaza e sistemit Memex që ka policia kriminale. Ju e dini që na kanë sulmuar. Jemi në hetim, kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft që do rrinë këtu përgjatë. Sistemet do rikuperohen të gjitha. Kemi rikuperuar shumë sisteme në kohë rekord. Ka pasur edhe spekulime. Lista që është publikuar sot nuk është pjesë e databazës së sistemit Memex. Po hetojmë bashkë me FBI”, ka deklaruar ministri Çuçi teksa po hynte në Kuvend për të marrë pjesë në seancën e sotme. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY