“Balancat Rama – Veliaj janë spostuar në favor të Veliajt”

“Balancat Rama – Veliaj janë spostuar në favor të Veliajt”

46
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot rikandidimin e Veliajt për bashkinë e Tiranës nga Kryeministri Rama.

”Rama konfirmoi Veliajn, apo Veliaj konfirmoi Ramën? Balancat janë spostuar në favor të fatkeqësisë më të madhe të Tiranës”, tha Berisha.

Pyetje: Edi Rama konfirmoi Veliajn si kandidat në Bashkinë e Tiranës, po opozita kur do e nxjerrë emrin e saj, mos është pak vonë?

Berisha: A mund të ju pyes pak, kush e rikonfirmoi shokun, Veliaj, Ramën apo Rama, Veliajn. Ky është problemi tani, nuk po merret vesh se cili do e rikonfirmojnë.
Ju e shikoni tani që Rama është në dy hetime ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta, kjo është absolutisht e vërteta. Njëri nuk di për fatin e tij, tjetri është në vazhdim e sipër. Di që në këtë mes, unë nuk besoj atë që thatë ju, që Rama konfirmoi Veliajn.

Pyetje: Ju po thoni se Veliaj po bën presion te kryeministri?

Berisha: Veliaj, jo presion, por siç e shifni, e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Le të kthehemi pak te beteja që nisi. Promovoi Ballukun si zgjedhjen e tij. Ballukun e degdisi në Dibër, Veliaj. Nuk ishte Rama që e çoi. Rama e solli për Tiranën, Ballukun.
Nisi betejën me kullat, Veliaj i tha vazhdo se katet janë të tuat dhe unë do i nxjerr. Se te kullat Rama ka fjalën finale dhe u garantoj ju se, ajo ç’ka në pamje të parë e konsideruat në një betejë kundër Veliajt, Veliaj e kthej në një betejë kundër Ramës. Pra mund të ju them se balancat janë spostuar në favor të një njeriu që është në kohëra, fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY