Ka pasur një debat tjetër në Parlament mes kreut të PD, Sali Berisha dhe kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla.
Berisha ka premtuar se do të publikoje transkriptet e Ballës me Gentian Sharrën.
“Njeriu i cili sapo foli është me disa mbiemra droge, por megjithatë në respekt të qytetarëve po kthej përgjigje.
E vërteta është se në marrëveshjen që Edi Rama bëri me CEZ-in, i shkaktoi Shqipërisë, 630 milionë dollarë fatura të cilat i detyrohej Republikës së Shqipërisë. Dhe kjo ishte marrëveshja e tij me Stefan Fylen. Një.
Së dyti, përveç tyre, kompanitë e auditit më serioze ndërkombëtare i jepnin Shqipërisë, 3.2 miliardë euro zhdëmtime nga CEZ-i, por CEZ e peshoi në kandar Edi Ramën dhe në kundërshtim flagrant me mendimin e arbitrit shqiptar, të huaj që ne kishim kontraktuar, Edi Rama firmosi marrëveshjen më të madhe korruptive, më të dëmshme në historinë e vendit me një kompani që i detyrohej fatura 630 milionë dhe detyrohej dëme të tjera, 3 miliardë e 200 milionë euro.
Tani, kur del këtu më mirë sill Gentian Sharrën. Do të ua nxjerr të gjithë dosjen e tij, të gjitha transkriptet, të shohësh se edhe sot je i implikuar me të”, deklaroi Berisha.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendi ka bërë sërish thirrje që të hetohet Sali Berisha, në lidhje me aferën e CEZ.
Balla i kërkoi Berishës që të bëhet burrë dhe të kallëzojë në Prokurori ish kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Ndërkohë më herët Berisha tha se marrëveshja që bëri Rama me CEZ i shkaktoi Shqipërisë 360 mln euro dëm. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/