“Vendin e specialistit dhe ekspertit në administratë e kanë zënë patronazhistët”

“Vendin e specialistit dhe ekspertit në administratë e kanë zënë patronazhistët”

37
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot gjatë një takimi me ish zyrtarë të administratës se vendin e specialistit dhe ekspertit në administratë e kanë zënë patronazhistët.

Sali Berisha: Kontributin që keni dhënë në të gjitha fushat dhe shërbimet që i keni bërë vendit me përkushtim të madh.
Vitet në të cilat ju keni shërbyer në administratë nuk kanë qenë vite të përsosura pune, por kanë qenë vite pune intensive, përpjekjesh të mëdha dhe serioze në të gjitha fushat. Ato kanë qenë vite në të cilat në radhë të parë, u bën përpjekje të mëdha për një administratë eficente, të aftë, shërbëtore të qytetarëve të vendit. Treguesit e punës tuaj, përpjekjeve tuaja mbeten të pakrahasueshëm në çdo aspekt me situatën dramatike të sotme.

Largimet masive nga puna e zyrtarëve të aftë, të përkushtuar, të mirëshkolluar, krijuan mundësi, hapësira që në Shqipëri të rrënohet siguria juridike, të rrënohet rendi, siguria që në Shqipëri me shpejtësi të madhe korrupsioni të shndërrohet në sistem. Ju ishit njerëz të ligjit dhe në periudhat, në vitet e shërbimit tuaj ndaj vendit, ju i shërbyet ligjit. Sot shërbimi ndaj ligjit dhe qytetarit është zëvendësuar totalisht me shërbimin ndaj partisë, klaneve të krimit, drogës, të korrupsionit.

Me punën tuaj, administrata pothuajse tre herë më e vogël se kjo e sotmja përballoi me sukses të madh, reforma të një rëndësie të jashtëzakonshme. Proceset më serioze të vendit, anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e Stablizim-Asociimit, arritjen e statusit të vendit kandidat, liberalizimin e vizave.
Pra unë nuk them që ato ishin vite vrapi, jo, por ishin vite të ecje të pandalshme progresi në rritje.

Nga 85 mijë punonjës që kishte administrata, sot janë rreth 190 mijë. Sot vendin e ekspertit, e punonjësit të përkushtuar, zyrtarit shërbëtor të qytetarëve, masivishit e kanë zënë patronazhistët dhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme.

Policia Bashkiake ka në krye një trafikant, policët shpërndajnë kokainë në vend që të ofrojnë shërbime”

Sot për shkak të standardeve kryekëput korruptive të kryeministrit, korrupsioni është i shpërndarë në të gjithë administratën. E fundit që kërkohet është eficenca, aftësia, integriteti i figurës morale të punonjësit. Ju jeni dëshmitarë se si mediat raportojnë çdo ditë për riciklim trafikantësh në poste të rëndësishme, të të korruptuarve në poste të ndryshme. Drejtësia është pothuajse e paralizuar.

Skapi i partisë ka 3 vite dhe nuk ka realizuar, penalizuar dot as gjysmën në 3 vite të atyre që ka penalizuar task-forca antikorrupsion në vitin e parë të jetës së saj, 2007.

Kjo politikë klasiste e ndjekur ndaj jush, kryekëput klasiste, ka qenë një traumë jo vetëm për ju, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila defakto përballet me një administratë të dominuar nga njerëz të papërgjegjshëm.

Por marr një shembull. Në krye të policisë bashkiake të Tiranës, vendoset një trafikant droge. Vazhdimisht kjo polici kapet duke shpërndarë kokainë, në vend që të ofrojnë shërbime. Nuk ekziston asnjë standard pune për ta. Në një ushtri prej 190 mijë punonjësish paguhet pra, pothuajse 3 herë më shumë se në vitin 2013, nga taksapaguesit shqiptarë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY