Farmacia merr flakë në mes të natës, policia jep arsyen

Farmacia merr flakë në mes të natës, policia jep arsyen

43
0
Shares

Një farmaci është djegur gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë pasi në të u Hodh një sasi lëndë djegëse.

Ngjarja dyshohet se është e qëllimshme ndërsa flakët e përpinë rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm.

Detajet e policisë:

Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. Farmacia punohej dhe është në pronësi të dy motrave Isakaj. Djegia është e qëllimshme dhe është bërë nga lëndë djegëse. Policia ka mbledhur pamjet filmike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY