A ishte takimi i Yuri Kim me Metën për të izoluar Berishën,...

A ishte takimi i Yuri Kim me Metën për të izoluar Berishën, çfarë thotë Ilir Meta

50
0
Shares

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u përgjigj sot në lidhje me takimin e tij me Yuri Kim dhe nëse i ka kërkuar kjo e fundit të distancohet nga Berisha.

”Sa i takon cështjeve të brendshme, respektojnë zgjedhjet e cdo force politike dhe të qytetarëve shqiptarë dhe jam i sigurt që do respektojnë dhe cdo vendim të hapur e demokratik që merr Partia e Lirisë”, tha ndër të tjera Meta.

Pyetje: Po nëse do ketë një kërkesë të artikuluar nga ambasada e SHBA për t’u distancuar nga zoti Berisha cila do ishte zgjedhja?

Ilir Meta: Në cdo rast marrëdhëniet e PL me SHBA nuk cënohen. Mos harroni që Amerika është vendi i lirisë, dhe në finale mbizotëron vullneti i popullit dhe Amerika e ka treguar që e respekton vullnetin e popullit.

Takimi i ambasadores Kim me Metën ka surprizuar duke patur në kujtesë polemikat e ashpra mes tyre dy vitet e fundit dhe përfshirjen e Kim në shkarkimin nga Parlamenti të Metës si President. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY