Pronari i Porcelanozës lihet në arrest shtëpie nga 2 gjykatat, u arrestua...

Pronari i Porcelanozës lihet në arrest shtëpie nga 2 gjykatat, u arrestua me kërkesë nga Spanja

36
0
Shares

Pronari i Porcelanozës Nikolin Janina u la sërish në arrest shtëpie nga gjykata e Apelit edhe pse prokuroria kërkoi arrest me burg.

Janina u arrestua në maj të këtij viti me qëllim esktradimi në Spanjë nën akuzën e trafikimit të narkotikëve.

Gjykata e Tiranës e la në arrest shtëpie ndërsa edhe sot Apeli la më fuqi vendimin e mëparshëm.

Detajet:

Referuar interesimit mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa poshtë:

Më datë 05.05.2022, nga ana e OPGJ-së pranë Drjtorisë Vendoretë Policisë Tiranë është kryer arrestimi i përkohshëm i shtetasitme iniciale N.J, me qëllim ekstradimin e tij drejtë Spanjës, si idyshuar për kryerjen e veprës penale tëtrafikimit të lëndëvenarkotike .

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhurme kërkesën e bërë nga shtetasi me iniciale N.J, përzëvëndësimin e masës së sigurimit, për efekt ekstradimi.

Me vendimin nr. 1079/1 Akti, datë 02.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

Pranimin e kërkesës.
Zëvendësimin e masës së sigurimit personale shtrnguese ndaj personit nën hetim N.J nga “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ne atë të “arrest në shtëpi”, tëparashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
Urdherohet personi nën hetim N.J, mos largohet nga banesa e ndodhur në këtë adresë: …………………………..,Tiranë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit duke lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim N.J.

vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, përbërë nga RelatorGjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 840 datë 29.09.2022vendosi:

Lënien fuqi vendimit nr. 1079/1 datë 02.09.2022 Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY