Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Black Gold”, evidentohet dhe goditet një rast i kontrabandimit të naftës.
U kap duke transportuar me automjet, naftë e dyshuar kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit. Vihet në pranga pronari i magazinës që depozitonte naftën me qëllim tregtimin e saj në vendin tonë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi F. G., transportonte naftë me automjetin e tij dhe e depozitonte në magazinën e shtetasit A.B., dhe ky i fundit merrej me shitjen e saj.
Po në vijim të operacionit është ushtruar kontroll dhe në lokalin e shtetasit L. K., ku u gjet e fshehur një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 40 vjeç, dhe janë proceduar penalisht shtetasit F. G., 57 vjeç dhe L. K., 40 vjeç, të tre banues në Peshkopi. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/