Nga e merr fuqinë Rama të tallet me 3 ambasadorë, i fton...

Nga e merr fuqinë Rama të tallet me 3 ambasadorë, i fton në takim por ata nuk e gjejnë në zyrë

99
0
Shares

Takimi që thirri vetë kryeministri Edi Rama me 3 ambasadorët sot për amnistinë fiskale u braktis nga ai duke lënë në vend të tij ministren e Financave Delina Ibrahimaj, duke shkaktuar habi mes të ftuarve të tij për këtë mungesë.

Një ditë më parë Rama, rikonfirmoi vendosmërinë e tij për ta çuar përpara këtë nismë ndërsa tha prerë se “amnistia fiskale do të bëhet” duke bërë të qartë gjithashtu se pavarësisht se ishte i gatshëm të dëgjonte vërejtjet e përfaqësuesve ndërkombëtarë, në fund të ditës, ai llogaritë i kishte me shqiptarët. “Ne jemi këmbëngulës, po dhe të duruar që të pastrojmë të gjitha ato cepa nga çdo lloj pluhuri apo iluzioni optik se aty ka pluhur dhe pastaj secili do ketë bindjen e vetë, por një gjë dua ta përsëris: Unë këtu jam i zgjedhur nga shqiptarët, nuk përfaqësoj ndonjë shtet tjetër dhe as nuk jam këtu si shprehje e vullnetit të ndonjë populli tjetër, që të jemi shumë të qartë”, deklaroi ai.

Për herë të parë, Bashkimi Evropian u shpreh publikisht lidhur me amnistinë në fund të qershorit, duke e kundërshtuar atë gjatë mbledhjes në Bruksel të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë.

“Për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin”, raporton Zeri i Amerikës.

Por kryeministri Rama ka këmbëngulur, siç bëri dhe një ditë më parë, se “bëhet fjalë për para të kursyer nga puna në të zezë, jo nga punët e zeza. Për punët e zeza ligji është shumë i qartë dhe i ka shumë të qarta dhe kategoritë që nuk janë të pranuara që të përfshihen në amnisti”.

Projektligji parashikon deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro, e cila legalizohet kundrejt një takse nga 7-10 përqind, pa asnjë përgjegjësi penale. Deri më tani asnjë nga autoritetet nuk ka dhënë shpjegim se sim und të vihet një pasuri deri në 2 milion euro me kursime nga puna. Një llogari fare e thjeshtë, dëshmon se që të arrihet një kuotë e tillë, në 30 vjet, do duhej një e ardhur mujore prej mesatarisht 5.500 euro, e cila e gjitha do të duhej të ishte kursyer. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY