Nxënës të kolegjit turk “Mehmet Akif” dhe prindrit e tyre kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë para kryeministrisë me thirrjet e tyre kundër qeverisë për mbylljen e këtij gjimnazi.
“Na erdhi shumë papritur si lajm, sepse është shkollë prestigjoze. Na ka ndikuar shumë keq psikologjikisht. Provimi i pranimit ishte ëndërr e madhe për mua, s’është aspak klishe po ta them sepse ne jemi një familje e madhe. Po shkatërrojnë një familje, kolegji do jetë si një ndër eksperiencat më të bukura”-u shpreh një nga nxënëset për fax tv.
Qeveria vendosi për mbylljen e kësaj shkolle pasi ministria e Arsimit tha se ky gjimnaz nuk përmbush kushtet e duhura që procesi mësimor të vazhdojë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/