Në kryeqytetin e Malit të Zi Podgoricë është goditur një rrjet i dyshuar i spiunazhit rus.
Policia ka kryer disa bastisje nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit në banesat e disa qytetarëve janë gjetur armë, municione dhe dokumente të klasifikuara sekret.
Kryeministri Abazovic, e mirëpriti veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke thënë se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar”.
Sipas Abazovic aksioni u realizua në bashkëpunim me partnerët e Malit të Zi dhe ka qëllim “ruajtjen e interesave kombëtare”.
Mali i Zi që më 20 Gusht ka qenë nën një sulm masiv e të vazhdueshëm kibernetik për të cilin zyrtarët vendas fajësojnë hakerët pro-rusë dhe Moskën.
Ekspertët e konsiderojnë këtë sulm si të paprecedentë në intensitetin dhe shtrirjen e tij sepse sipas ekspertëve duke nga Byroja Federale të Hetimeve të SHBA, ka dëmtuar platformat e qeverisë malazeze në internet. Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj deklaroi në mbledhjen e qeverisë së deri të dielën e ardhshme të gjitha shërbimet online të qeverise malazeze do të jenë në funksion të plotë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/