Kryetari i PR, Fatmir Mediu ka propozuar dy mundësi për të zgjedhur kandidatin e përbashkët. Sipas tij primaret nuk duhet të zhvillohen vetëm përmes PD dhe së dyti të bëhet verifikimi i mbështetjes nga një sondazh.
“Këto primare nuk mund të jenë brenda një subjekti politik, sepse duke qenë brenda një subjekti politik shmangin domethënë mbi 99% mundësin e pjesëmarrjes si nga shoqëria civile në këtë garë apo të partive të tjera që duhet të ndërtohet koalicioni. Prandaj, ideja e primareve të hapura ku qytetarët votojnë se kush është kandidati më i mirë është mendoj gjëja më e mirë. Po ashtu një alternativë tjetër është një sondazh me institucione kredibël që të bëj një sondazh me kandidaturat e propozuar si nga subjektet e opozitës, por edhe nga shoqëria civile të cilat në fund të fundit një sondazh i ofruar të qytetarët sipas fokus-grupeve të caktuara të thonë se kush është kandidati më i mirë dhe i bashkangjitemi këtij kandidati”, është shprehur Mediu.
Në vijim Mediu thotë se nëse opozita nuk ka një kandidat të përbashkët nuk do të ketë asnjë marrëdhënie politike me selinë blu.
“Nuk po flasim se po bashkohem me Sali Berishën apo bashkohem me Enkelejd Alibeaj apo të bashkohem me Ilir Metën a Fatmir Mediun. Në qoftë se nuk ka kandidat të përbashkët nuk më intereson asnjë lloj marrëdhënie brenda aleancës që kemi për ndryshim në qoftë se nuk duan kandidat të përbashkët”, ka thënë ai.
Mediu propozon që të shmanget gara me disa kandidatë të opozitës në zgjedhje. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/