Prindërit e fëmijëve të kopshtit të mbyllur turk kanë protestuar edhe sot para kryeministrisë për vendimin që mori ministria e Arsimit duke e konsideruar azë politik dhe të ndikuar nga qeveria turke.
Një prind tha se kushtet në kopshtet publike janë skandaloze dhe në një krevat shtrihen 3 fëmijë.
“Në protestë kemi dalë sot për fëmijët e mi dhe të të gjithë Shqipërisë. Ne që jemi më larg nga Tirana nuk kemi mundësi ti çojmë fëmijët në kopshtet shtetërore që Rama na ka dërguar një listë. nuk mund ta çoj në një kopsht me kushte skandaloze ku në një krevat flenë tre fëmijë. Kam tre ditë që e mbaj fëmijën në shtëpi. Nuk kemi ndërmend të ndalemi me kaq. Shkolla po përpiqet të vijojë edhe me Strasburgun, ndërsa ne prindërit po mendojmë të nisim një padi civile si palë e tretë.
Jemi paralizuar edhe ne dhe fëmijët kemi ngelur në udhëkryq. Sipas shtetit duhet ti çojmë fëmijët në zona ku kemi lagjen. Unë jetoj në Kamëz ndërsa lista me kopshtet janë të gjitha në Tiranë. Në kopshtet e Tiranës e kemi të pamundur ti çojmë. Qeveria nuk do një arsim të mirë. Kanë hall se mos u rrezikohet pushteti. Duan që këtu t’ja mbathin të gjithë e të mbesin vetëm pleqëria e të mos kenë mundësi të protestojnë? Vetë jam mësuese dhe psikologe dhe kam zgjedhur vendin tim për të edukuar brezat e ardhshme të Shqipërisë.’– tha ajo.
Kopshti “Zubeyde Hanim” u mbyll me 15 shtator 2022 për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit që në fakt u reduktua në faktin se kopshti u vendos në një godinë pa lejw të ministrisë dhe për të cilën ishte aplikuar për leje. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/