Një person u arrestua në Dibër pasi shkaktoi trauma psikologjike tek e bija e mitur ndërsa rrahu dhe keqtrajtoi gruan e tij, nënën e vajzës.
Vjaza konsumoi medikamente në përpjekje për ti dhënë fund jetës.
Detajet e policisë
Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 42-vjeçari.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Postës së Policisë Maqellarë arrestuan në flagrancë shtetasin H.R, 42 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në periudha të ndryshme kohore ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vazjës së tij të mitur e cila si pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/