“Home Office” në Londër, 6 në 10 emigrantë ilegalë në Britani, janë...

“Home Office” në Londër, 6 në 10 emigrantë ilegalë në Britani, janë shqiptarë

26
0
Shares

Sipas  “Home Office” në Londër, 6 në 10 emigrantë ilegalë në Britani, janë shqiptarë. “Shpopullimi është në alarm. Rama e ka bërë të pamundur jetesën në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Çlirim Gjata.

Për shumë shqiptarë, vendi i tyre nuk është i sigurt për të jetuar, ishte një përfundim nga Ministria e Brendshme britanike e cila ka vendosur të rrëzojë një vendim të mëparshëm, sipas të cilit emigrantët shqiptarë që zbarkonin në ishujt britanikë do të deportoheshin.

Media britanike e quan një kthesë të fortë vendimin e Home Office i cili merrej në kundërshtim me një marrëveshje të para disa muajve të ministrit të Brendshëm shqiptar Çuçi dhe asaj britanike Priti Patel.

Sipas atij pakti emigrantët ilegalë shqiptarë do të deportoheshin, fillimisht në Ruanda, dhe më pas ktheheshin në Shqipëri.

“Shtypi britanik i ka bërë jehonë para disa javësh një studimi të Home Office sipas të cilit 6 në 10 emigrantë që kalonin kanalin e La Manshit me varka dhe gomone ishin shqiptarë.

Këto shifra alarmante, që janë pjesë e shpopullimit dramatik të vendit, si edhe vendimi i Home Office për t’i konsideruar si të ardhur nga një vend i pasigurt emigrantët shqiptarë, është një tjetër sinjal që bota i jep Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Partia Demokratike e ka përsëritur dhe rithekson vazhdimisht alarmin e shpopullimit, i cili nuk vjen për arsyen që thotë Rama, sipas të cilit njerëzit ikin se u pëlqen, por sepse jetesa në vendin e tyre u bëhet e pamundur”, tha në deklaratën e tij Gjata. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY