Mësuesit sot nuk guxojnë të flasin. Janë të survejuar nga patronazhistët deklaroi deputetja Albana Vokshi nga Gjykata e Posaçme, pas seancës gjyqësore me Ministren e Arsimit Evis Kushi.
Deklarata e Vokshit:
Edhe sot u vërtetua katërcipërisht duke parë provat që u vunë në dispozicion, që koha i ka dhënë të drejtë mësueses që ka denoncuar skandalin që po ndodhte në provimin e vlerësuesve të arsimit parauniversitar.
Nuk kishte asgjë në prova, kishte vetëm disa shkrime në media të ndryshme, pra të cilat kishin publikuar statusin që unë kisha publikuar pas denoncimit që ka bërë mësuesja.
Edhe unë vendosa në dispozicion provat që kisha. Unë i kam me numër telefoni, emër dhe sigurisht i paraqita gjykatëses provat, mesazhin që më ka ardhur nga një mësuese e Elbasanit në 7 Prill. Dhe vetëm fjalia e parë e këtij mesazhi nga ana e mësueses e cila thotë: “Jam një mësuese në qarkun e Elbasanit dhe dua të denoncoj një skandal. Lutem të jeni e ndjeshme në këtë tema, mos më nxirrni se më heqin nga puna”. Kjo të bën të mendosh dhe të kuptosh se cili është statusi i mësuesve sot në arsimin parauniversitar, por sigurisht në të gjithë sistemin e arsimit.
Mësuesit sot nuk guxojnë të flasin. Mësuesit sot janë të survejuar nga patronazhistët. Mësuesit sot janë të shantazhuar, janë të kërcënuar me vendin e punës. Dhe një mësues i ndershëm gjen mënyrën për të denoncuar tek përfaqësuesit e një patie politike, në rastin konkret, tek unë që jam përfaqësuese e Partisë Demokratike, për të denoncuar këtë skandal.
E kam bërë publik duke ju referuar edhe në statusin tim, tekstit të mësueses. Ministrja në vend që të krijonte një grup pune, në vend të hetonte në mënyrë administrative dhe të vendoste para përgjegjësisë të gjithë ata që kishin nxjerrë testet, kush i ka nxjerrë, kujt ja ka dhënë. Ministrja më paditi në gjyaktë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/