Mediat turke rrëzojnë alibitë e Ramës: Kolegji dhe kopshti turk u mbyllën...

Mediat turke rrëzojnë alibitë e Ramës: Kolegji dhe kopshti turk u mbyllën me kërkesë të Erdoganit

130
0
Shares

Mediet turke kanë rrëzuar alibitë e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me mbylljen e kolegjit të vajzave “Mehmet Akif” dhe e kopshtit të kompanisë “Turgut Ozal” në Shqipëri.

“Takvim”, një gazetë e afërt me qeverinë në Turqi shkruan se gjithçka ndodhi pas përpjekjeve të gjata diplomatike dhe vizitës së fundit të Presidentit të Turqisë në Ballkan.

“Shkollat u mbyllën pas përpjekjeve diplomatike të Turqisë. Menjëherë pas vizitës së Presidentit Erdogan në Ballkan filloi edhe mbyllja e aktivitetit të tyre duke u përzëënë prej andej. Pas kopshtit të kompanisë Turgut Ozal, u mbyll edhe kolegji “Mehmet Akif””, shkruan Takvim në faqen e saj.

Të njëjtën gjë kanë raportuar edhe gazetat “Aksam” si edhe televizioni shtetëror turk, TRT.

Rama tha një ditë më parë se ai nuk urdhërohej nga askush pasi ishte zgjedhur nga shqiptarët. Por siç duket çdo rregull ka një përjashtim.

Reth 400 fëmijë dhe gjimnazistë janë tashmë pa një vend ku të mësojnë ndërkohë protestojnë cdo ditë kundër këtij vendimi. a.m

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY