Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një takim me sindikalistët se Rama u dha 23 mln lekë atyre që i kënduan këngën në tunelin e Kardhiqit ndërsa premtoi minimumin jetik do ta vendosim bashkë me sindikatat.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë e kam të qartë, se ju me shumë të drejtë, kërkoni të dini se cili është minimumi jetik i PD. Atë do e caktojmë, llogarisim bashkërisht zoti Kalaja. Ka standarde ndërkombëtare, të ILO-s, standarde të mirënjohura, atëherë urdhëroni, fillon bashkëpunimi.
Prandaj nuk e kemi ndërmarrë hapat më parë. Do e marrin ekspertët e sindikatave dhe të PD. Ju keni shtruar me shumë të drejtë çështjen e statusit. Të gjitha statuset do të përpunohen me sindikatat. Sot unë kisha artistët në zyrë. I konsideron të paqenë Edi Rama. Ata që këndojnë këngën e tij në një tunel, i shpërblen me 23 mln lekë. Kurse artistët e tjerë, flaken rrugëve, ky është realiteti.
E kuptoj se ju të parë keni statusin e minatorit dhe e meritojnë. Bashkërisht do ta hartojmë ligjin. Status do të ketë edhe për punonjësit e tjerë.
Si mund të i thuhet një mësuese 30 vite në profesion, që ka drejtuar shkollën, ik tani se kanë mbaruar orët. Orët mund të mbarohen, por nuk mund të mbarojë kurrë vlerësimi për të. Nuk mundet, sepse askush nuk mund të shkelë në atë që ka dhënë ajo. Duhet të marrin fund këto gjëra.
Berisha: Ky është një fillim i ri, kur të vendosni ju, PD do të thërrasë popullin për protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e qeverisë
Rrogat. Në vitet 2005-2013 unë kam patur dialog konstant me sindikatën e Shëndetësisë dhe Arsimit. Jeni dëshmitarë që rrogat e këtyre dy sektorëve u mbi dyfishuan. Me borxhin që ka marrë Edi Rama këto 8 vite, rrogat duhet të ishin trefishuar, pa asnjë vështirësi. Nëse prin sektori publik me rroga, sektori privat është i detyruar ta ndjek hap pas hapi. Por kur sektori publik bën një rritje në 4 vite për mashtruar për votat, privati nuk ka ndonjë interes ta ndjekë. Kështu që rrogat do të jetë një përparësi absolute. 2-3 fishimi i tyre. A kishte mundësi, plotësisht kishte. 500 miliardë ka marrë borxh, a ka ndërtuar gjë gjatë këtyre 8 viteve, ku i ka çuar këto para? Këto para i ka vjedhur duke ndërtuar 1 km autostradën që kushton maksimumi 2 mln euro, duke e ndërtuar me 24-22 mln euro. Duke ndërtuar në mes të Tiranës shkolla me 5 milionë euro, sepse don ky lalë vjedhësi euro.
Në Tiranë, ndërtojnë 3 grupe. Ndërton komuniteti ndërkombëtar dhe ja ka besuar PNUD-it mbikëqyrjen. Me sa e ndërton, 680 mijë euro, sepse është standard ajo. Ka një manual që përcakton çdo çmim, kosto, volum e material.
Kurse Erion Veliaj ndërton shkolla me 5 mln euro, 4.2 mln dhe 3 milionë të gjitha të tjerat. Sepse vjedh dhe vetëm vjedh. Ku i merr? E keni parasysh ju taksën e arsimit që ja ka vendosur çdo familje në Tiranë.
Le ta konsiderojmë këtë një fillim të ri. Në publicist i njohur shkruante këto ditë; vendi im, si të thuash jetim, pa sindikata. Le ti japim përgjigje ne shqiptarëve që sindikata është në këmbë, e gatshme dhe ju garantoj ju se PD do të jetë në mbështetjen tuaj totale. Ajo është e gatshme shqiptarët, në protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e kësaj qeverie, në momentin më të përshtatshëm dhe të duhur që do të vendosim bashkërisht. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/