Rama rrit pagat e Gardës dhe zjarrfikësve, kur hyn më fuqi vendimi

Rama rrit pagat e Gardës dhe zjarrfikësve, kur hyn më fuqi vendimi

46
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot rritje page për punonjësit e policisë dhe ata zjarrfikës. Ai shtoi se rritja më e madhe do të ishte për nivelin bazëe të punonjësve të policisë, duke theksuar se vendimi hynte në fuqi menjëherë.

“Sot kemi marrë vendimin që policia e shtetit, në nivelet bazë, të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë dhe në vijim për nivelin e mesëm, 15 dhe 7%.

Po ashtu e njëjta gjë vlen për gardën e republikës, po ashtu për policinë e burgjeve dhe zjarrfikësit. Gjithashtu për administratën publike, jo vetëm për nënpunësit e shërbimit civile por edhe për ata mbështetës.

Të gjithë këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë”– u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY