Rama refuzon sugjerimet e BE: Amnistia fiskale do të bëhet

Rama refuzon sugjerimet e BE: Amnistia fiskale do të bëhet

39
0
Shares

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot pas mbledhjes së qeverisë se amnistia fiskale do të bëhet dhe se qeveria nuk është tërhequr nga kjo nismë. Pas interesimit të gazetarëve ai tha se unë jam me shqiptarët dhe jo me ata që nuk duan amnistinë.

“E kundërta është e vërtetë, por ne po vazhdojmë të diskutojmë dhe sheshuar gjithë keqkuptimet, por dhe për të ekspozuar mosdëshirën për të dëgjuar. Amnistia fiskale do të bëhet, sepse amnistinë e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve që e kanë kërkuar dhe tek Këshillimi Kombëtar. Po të shihni disa pika në Këshillimin Kombëtar kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes, si çështja e nënave me 3 fëmijë dhe kështu me radhë nismat e tjera.

Por jo vetëm, por dhe nëse politikanëve në shqipëri u lejohet të gabojnë 2 herë, por kemi dhe një parti të tërë që është sponsorizuar nga vend një armik, por dhe nëse në atë parti sot kemi në krye jo formalisht po de facto një person ‘non grata’ për të gjitha të zezat nga SHBA, që vazhdojnë të jenë në skenë që vazhdojnë të marrin vota atëherë kush jemi ne dhe me çfarë të drejtë u privojmë qindra mijëra shqiptarë nga e drejta për të formalizuar të ardhurat nga puna në të zezë në vendet e huaja?”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY