Berisha: Gramshi është i lënë pas dore. Investimi i vetëm, Kaskada e...

Berisha: Gramshi është i lënë pas dore. Investimi i vetëm, Kaskada e Devollit nga qeveria e djathtë

37
0
Shares

Gramshi është i lënë pas dore. Investimi i vetëm është Kaskada e Devollit e cila u bë nga qeveria e kaluar, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me banorë të këtij qyteti.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot qytetarët e Gramshit dhe mbarë Shqipërisë, deri diku pavarësisht nga bindjet partiake, ndjekin me dhimbje dhe keqardhje, shkretimin e shoqërisë, vendit, kombit të tyre, në kuptimin e shpopullimit të shpejtë dhe marramendës.

Në kuptimin e një varfërie që nuk pakësohet, por vjen duke u rritur.

Në kuptimin e zhvillimit të disa dukurive të cilat u kushtojnë jetë njerëzve, masivizimi i drogës, nxjerrjen e emrit tonë si shqiptar dhe përfaqësimin tonë për fat të keq në botë, më shumë se me çdo gjë tjetër me emra organizatash kriminale.

Sot shqiptarët janë të paktën 30 % më të varfër se në vitin 2013 dhe ua them me vërtetësinë më të madhe, sot ata duhej të ishin minimumi 2 herë më të mëkëmbur se në vitin 2013.

Koha matet me zhvillimet që ndodhin gjatë saj. Po të pyesim sëbashku veten, çfarë zhvillimesh kanë ndodhur këto 8 vite në Gramsh, përveç projektit të madh të Devollit, që nuk është i këtyre viteve.

Siç e dini ju është i qeverisë së mëparshme dhe herën e fundit që kam qenë në këtë rreth kam qenë në inaugurimin e Kaskadës së Devollit dhe disa orë pas meje, erdhi Edi Rama dhe deklaroi se kjo është gënjeshtra e radhës e Sali Berishës.

Në të vërtetë sot ajo është një realitet i çmuar, i fuqishëm, pavarësisht se sot përsëri fshatrat e Gramshit buzë liqenit nuk kanë mundësi të vadisin tokat e tyre.

Gjithë kjo vepër e madhe që është ndërtuar, në drejtim të fshatrave, zonave turistike nuk është ndërtuar asgjë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY