Berisha për të djathtën italiane: Fitore historike e miqve tanë

Berisha për të djathtën italiane: Fitore historike e miqve tanë

53
0
Shares

Kryetari i PD, Sali Berisha, përshëndeti me një mesazh, fitoren e të djathtës në Itali.

“Fitore historike e Koalicionit të Djathtë, miqve tanë në Itali. Një urim të përzemërt për suksesin historik, fitorën e shkëlqyer të udhëheqësve të koalicionit fitimtar Georgia Meloni, Silvio Berluskoni, Matteo Salvini,” shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Më pas në një deklaratë për shtyp Berisha deklaroi se Meloni do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë.

Berisha: Në Itali, fituan Georgia Meloni, Mateo Salvini, Silvio Berluskoni, aleatët tanë tradicionalë.

Sot, Italia është në një moment historik. Meloni, sipas votës së qytetarëve italianë, do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë.

Fitorja e zonjës Meloni dhe koalicionit që ajo udhëhoqi, është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira, fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë dhe atdheut.

Meloni është një euro-atlantiste e vendosur. Ajo ka përkrahur plotësisht qëndresën e kombit ukrainas për liri, dënuar agresionin barbar rus ndaj Ukrainës, ka qëndruar në anën e NATO dhe SHBA në këtë betejë.

Georgia Meloni pa diskutim ka një begraund dhe vokacion të qartë europeist, në favor të BE-së.

Natyrisht, vlerat në të cilat ajo beson, janë vlera që gjithnjë e më shumë po triumfojnë në Europë.

Kështu që me këtë rast, unë i uroj zonjës Meloni, atë post për të cilin e votuan qytetarët italianë, dhe suksese të tjera të mëdha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY