Gjykata e Apelit merr vendimin për Muskurtin, vrau vëllanë e kunatën

Gjykata e Apelit merr vendimin për Muskurtin, vrau vëllanë e kunatën

45
0
Shares

Vrau vëllain dhe kunatën pas konflikteve të vazhdueshme, Apeli merr vendimin për Arsen Maskurtin. Ngjarja ndodhi në qendër të Tiranës para 4 javësh.

Detajet e gjykatës:

Në datën 30.08.2022, rreth orës 16:40, policia ka marrë njoftim se në rrugën “Islam Alla”, në qytetin e Tiranës, në ambjentet e brëndshme të agjensisë së udhëtimeve “Nour Tours”, janë vrarë me armë zjarri dy shtetas, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale është shtetasi me iniciale A.M.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim A.M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Vrasjes për shkak të mardhënieve familjare si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1  të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1824 Regj.Them, datë 01.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A.M.

Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim A.M te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.M, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin si masë sigurimi personal atë të “arrestit ne burg”, me afat 30 ditë, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjëndjes së shëndetit mendor.

vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relator Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 827 datë 26.09.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit 1824 Akti, datë 01.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY