Një makinë tip benz mori flakë pak pas mesnatës në Devoll. Ajo oshte e parkuar në oborrin e shtëpisë dhe i përket Deizi Arapit, vajza e cila pak ditë më parë u ndalua nga policia për prishje qetësie.
Kjo është hera e dytë që asaj i digjet makina.
”Rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases Deizi Arapi, banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/