Berisha dënon marrëveshjen serbo-ruse për politikën e jashtme: Kërcënim për rajonin

Berisha dënon marrëveshjen serbo-ruse për politikën e jashtme: Kërcënim për rajonin

38
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot në rrjete sociale se marrëveshja Serbo- Ruse ne New York, është nje kercenim i ri per Ballkanin Perendimor.

Deklarata e Berishës:

Te dashur miq, ministri i jashtem i Putin, Sergei Lavrov pasi deshtoi ne udhetimin e tij drejt Beogradit ne fillim te qershorit te ketij viti, vizite ne te cilen, siç deklaroi vete, do te shprehte mbeshtetjen per Ballkanin e Hapur, u takua dy dite me pare ne Seline e OKB dhe firmosi me ministrin e jashtem te Serbise, Nikolla Selakoviç, Marreveshjen per Bashkepunimin ne Politiken e Jashtme midis Moskes dhe Beogradit.

Kjo marreveshje deshmon qarte dhe perfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogel dhe presidenti i saj Vuçiç eshte nje Putin i vogel ne Rajonin tone.
Marreveshja e Beogradit me Mosken pas agresionit rus ne zemer te Europes ndaj nje vendi te lire, Ukraines, fakton se sa iluzive jane perpjekjet per te shkeputur Putinin e vogel te Serbise nga Putini i Madh i Rusise.

Duke denuar me force kete si nje kercenim per paqen ne rajonin tone, shtoj se marreveshja per bashkepunim ne politiken e jashtme midis Moskes dhe Beogradit provon gjithshtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbeshtetjen e Ballkanit te Hapur po punon me perkushtim per hegjemonine ruso – serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kunder interesave kombetare te shqiptareve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY