U kap në portin e Durrësit, me pajisje elektrike, pajisje bujqësore, shishe vere dhe mallra të tjera në automjet, të kontrabanduara, vihet në pranga 59-vjeçari.
Procedohet penalisht edhe pronarja e një dyqani ku u gjet rreth 1.8 kg ar i kontrabanduar.
Sekuestrohen të gjitha mallrat e dyshuara të kontrabanduara.
Si rezultat i kontrolleve intensive në kufi si dhe në çdo subjekt tregtar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik, shërbimet e Policisë finalizuan operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit:
– u arrestua shtetasi Sh. F., 59 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shishe vere, pajisje të ndryshme elektrike dhe bujqësore, si dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara;
– u procedua penalisht shtetasja M. L., banuese në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se tregtonte në dyqanin e saj, rreth 1.8 kg ar të dyshuar të kontrabanduar. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/