Denoncimi: Mbetet ende e parikonstruktuar, Shkolla “Besnik Sykja”

Denoncimi: Mbetet ende e parikonstruktuar, Shkolla “Besnik Sykja”

72
0
Shares

Katër muaj pas afatit të përfundimit të punimeve, mbetet ende e pa rikonstruktuar, Shkolla “Besnik Sykja”. Bashkia Tiranë përgjegjëse, ka lënë në harresë gjimnazistët, deklaroi deputetja Ina Zhupa nga shkolla “Besnik Sykja”.

Zhupa tek dera e shkollës:

Mbrapa meje ndodhet tabela e punimeve për rikonstruksionin e shkollës “Besnik Sykja”.

Nga vetë tabela, nga ajo që thotë vetë Bashkia Tiranë, por edhe kontraktori, kjo kontratë e punimeve duhet të kishte përfunduar në datën 04.05.2022. Ne ndodhemi në shtator të vitit 2022 dhe është shumë larg i të quajturit i përfunduar.

Përkundrazi oborri i kësaj shkolle është plotë me inerte dhe e largët duket data në të cilën do të mund të kthehen gjimnazistët për të kryer shkollën e tyre në godinën e Besnik Sykjes.

Kjo është një harresë, kjo është një indiferencë, kjo është një mos përgjegjshmëri e institucioneve shtetërore për detyrat që kanë për t’ju ofruar shërbimin mësimor gjimnazistëve dhe mësuesve të shkollës “Besnik Sykja”.

Ata sot e zhvillojnë shkollën me turne, duke shkuar në një shkollë tjetër në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY