Tentoi të vrasë në Gjermani, plagosi një tjetër kapet në Korçë

Tentoi të vrasë në Gjermani, plagosi një tjetër kapet në Korçë

36
0
Shares

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar për vrasje me paramendim, për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë me dashje, krime këto të kryera në Gjermani.

33-vjeçari Daniel Hajro është me masë sigurie “Arrest në burg”, si autor i dyshuar i një ngjarjeje të ndodhur para 2 vitesh.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur më datë 18.05.2020, në një lokal në Gjermani, ku 33-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY