Kryeministri Edi Rama u takua në New York me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se fokus i këtij takimi ka qenë sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë, porti i Durrësit, kriza e energjisë si dhe nisma e Ballkanit të Hapur.
“New York – Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan kryeministri. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/