Shqipëria, pa akses në barnat e reja kundër kancerit, 7 herë më...

Shqipëria, pa akses në barnat e reja kundër kancerit, 7 herë më pak se fqinjët

41
0
Shares

41 medikamente të reja kundër kancerit po përdoren në Europë ndërsa vetëm dy në Shqipëri.

“Deri më 1 janar të vitit 2022, Bashkimi Europian dhe autoritetet rregullatore autorizuan 41 terapi të reja për trajtimin e sëmundjeve onkologjike (kancerit), por në Shqipëri janë të pranishme në listën e rimbursimit vetëm dy prej tyre, evidentoi studimi i IQVIA”, shkruan sot gazeta Monitor në një artikull të thelluar nga gazetarja Blerina Hoxha.

Maqedonia e Veriut ka përfshirë në listën e rimbursimit 6 terapi të reja, Serbia, 8 terapi, Bosnja, 4 terapi (Mali i Zi dhe Kosova nuk janë pjesë studimit).

Shoqata e Farmacistëve shpjegoi se, këto medikamente nuk janë të përfshira në listën e rimbursimit, prandaj pacientët nuk kanë akses, pasi shumica e tyre e kanë të pamundur të përballojnë trajtime të kushtueshme prej mijëra eurosh. Gjermania ishte vendi me aksesin më të lartë të terapive të reja kundër kancerit, duke përfshirë në listën e rimbursimit 41 medikamenteve të reja, më pas Italia, me 37 medikamente të përfshira në listë etj.

Instituti i Shëndetit Publik, në një studim të posaçëm vlerëson se më shumë se një e treta e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, dhe shumë lloje kanceri, nëse zbulohen herët, janë të shërueshëm.

Të dhënat u përfituan nga një studim i fundit i IQVIA (kompani shumëkombëshe që u shërben industrive të kombinuara të teknologjisë së informacionit shëndetësor dhe kërkimit klinik) e cila gjeti se Shqipëria ka praninë më të ulët të medikamenteve të reja, me një diferencë shumë të madhe me fqinjët. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY