Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zbardhur sot çështjet që ka diskutuar me përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve gjatë një takimi në ministri këtë pasdite.
Sipas ministres, shumë prej çështjeve të ngritura nga pedagogët, nga mbështetja e kërkimit shkencor tek transparenca e financave të universiteteve, janë në proces draftimi. Por nuk ka qënë e qartë për pagën si për pedagogët me kohë të plotë edhe për ata part time.
Ndërkaq pavarësisht takimit është vendosur që pedagogët të nisin grevën me 5 tetor.
Postimi me propozimet i ministres:
Zhvilluam sot një tryezë diskutimi të gjatë me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë në lidhje me kërkesat e parashtruara prej tyre.
Pjesën më të madhe të çështjeve të parashtruara e kemi tashmë në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve, të tilla si:
– mbështetja e kërkimit shkencor, e cila do të reflektohet edhe në Strategjinë e re Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;
– rishikimi i udhëzimit për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të pedagogëve;
– rishikimi i procedurave për pagesën e orëve suplementare;
– rishikimi i kritereve për marrjen e titujve akademike;
– si dhe rritja e transparencës për veprimtarinë akademike dhe financiare të universiteteve.
Ndërkohë, do të vazhdojmë dialogun për politikën e pagave jo vetëm me ta, por edhe me rektorët e universiteteve dhe grupet e interesit. Ne synojmë që kjo politikë të lidhet me performancën e universiteteve, me qëllim vlerësimin e suksesit dhe nxitjen e cilësisë dhe konkurrencës. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/