PD dhe Berisha, thirrje shqiptarëve në Itali të votojnë Forza Italian

PD dhe Berisha, thirrje shqiptarëve në Itali të votojnë Forza Italian

49
0
Shares

PD dhe Berisha u kanë bëtë thirrje shqiptarëve në Itali të votojnë Forza Italian.

Berisha në telekonferencë me Antonio Tajanin, koordinator kombëtar i “Forca Italia”, dhe Paolo Barelli, president i deputetëve të partisë theksoi se miqësia me Presidentin Berlusconi mbetet ende e fortë. Komuniteti shqiptar do të votojë “Forza Italia-n” për vizionin pro-evropian dhe të moderuar që përfaqëson.

Komunikatë për shtyp e Forza Italia:

Komuniteti shqiptar i Italisë është përkrah Forza Italias sepse konsiderohet një parti e ndjeshme ndaj problemeve sociale, e vëmendshme ndaj minoriteteve, e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave dhe në zbatim të ligjit.

Ky është, në mënyrë të përmbledhur, mesazhi i Sali Berishës, ish-president i Republikës së Shqipërisë, kryeministër dhe lider historik i qendrës së djathtë, për të gjithë ndjekësit e tij që jetojnë në Itali.

Berisha foli në një telekonferencë me Antonio Tajanin, koordinator kombëtar i Forca Italia, dhe Paolo Barelli, president i deputetëve të partisë.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit kryesorë të komunitetit shqiptar. Gjatë takimit, Berisha shprehu afërsinë dhe mbështetjen e ti për Forza Italia dhe gjithë koalicionin e qendrës së djathtë, me rastin e kësaj ngjarje të rëndësishme dhe delikate elektorale.

“Miqësia me Presidentin Berlusconi – tha Berisha – dhe shpërndarja e programeve të Forza Italia janë të vjetra dhe të forta edhe sot e kësaj dite.

Për këtë arsye ftoj – saktësoi ai – komunitetin tonë të madh, ku bëjnë pjesë shumë qytetarë italo-shqiptarë, për të votuar me bindje Forza Italia për vizionin pro-evropian dhe të moderuar që përfaqëson”.

Tajani dhe Barelli falënderuan për ndjeshmërinë e treguar ndaj çështjeve që kanë qenë gjithmonë të dashura për lëvizjen blu, duke shtuar se gatishmëria e Berishës konfirmon bashkëpunimin tashmë të krijuar me drejtuesit e territorit.

Presidenti Berlusconi përmes Tajanit falënderoi mikun e tij Berisha për fjalët, duke besuar së shpejti në një takim që do të vulosë ndarjen e synimeve të përbashkëta në një të ardhme të afërt. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY